Politike

Pushimet e Melonit në Vlorë, kryeministrja e Italisë nis udhëtim me skaf nëpër plazhet e jugut

Meloni do të qëndrojë në Vlorë për afro 2-3 ditë së bashku me familjen e saj, ndërsa dje ajo zhvilloi edhe një takim ne rezidencën qeveritare me kreun e qeverisë Edi Rama.

15 Gusht 2023, 14:41 Nga A.B
Pushimet e Melonit në Vlorë, kryeministrja e Italisë nis
Meloni

TIRANË- Prej ditës së djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni bashkë me familjarët e saj dhe një grup miqsh ndodhet në Vlorë. Sot, grupi i Melonit është nisur në një udhëtim me skaf për të eksploruar plazhet e kristalta të Vlorës. 

Meloni do të qëndrojë në Vlorë për afro 2-3 ditë së bashku me familjen e saj, ndërsa dje ajo zhvilloi edhe një takim ne rezidencën qeveritare me kreun e qeverisë Edi Rama.

Kryeministrja e Italisë mbërriti dje në Vlorë me një traget linje. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulia, në një fermë pranë Ceglie Messapica dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ramës, i cili pak ditë më parë tha për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri. Madje Rama e konsideroi si motrën e re të Shqipërisë./Dosja.al

georgia meloni

Sondazh

Poll