Bota

Ekuadori TRONDITET sërish/ Pak para zgjedhjeve, ekzekutohet një tjetër politikan

Briones, lideri i vrarë të hënën dhe Villavicencio, kandidati i vrarë javën e kaluar, ishin nga kampet ideologjike kundërshtare.

15 Gusht 2023, 08:36 Nga a.l
Ekuadori TRONDITET sërish/ Pak para zgjedhjeve, ekzekutohet një
Pedro Briones

EKUADOR- Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, Ekuadori është tronditur nga vrasja e një tjetër politikani të identifikuar me emrin Pedro Briones. Briones, një drejtues partie në Ekuador, u vra këtë të hënë (14). Policia ende nuk ka reaguar për rastin, shkruajnë mediat e huaja.

Krimi ndodh pesë ditë pas vrasjes së Fernando Villavicencio, një kandidat presidencial i cili u qëllua pasi doli nga një tubim.
Informacioni u bë i ditur fillimisht në rrjetet sociale të kandidates për deputete, Paola Cabezas. Ish-presidenti i vendit, Rafael Correa, ka shkruar në Tëitter: “Një tjetër shok u vra në Esmeraldas. Mjaft më!”, tha ai.

Briones, lideri i vrarë të hënën dhe Villavicencio, kandidati i vrarë javën e kaluar, ishin nga kampet ideologjike kundërshtare.

Vrasja e Fernando Villavicencio

Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio është ekzekutuar me 3 plumba në kokë gjatë një tubimi të fushatës. Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë janë plagosur nëntë persona, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë.

Si organizator i punës dhe më pas gazetar, Villavicencio kishte qenë prej kohësh i ekspozuar ndaj kërcënimeve për shkak të akuzave të tij të ashpra dhe të dokumentuara me përpikëri për korrupsion që synonin disa nga emrat më të mëdhenj në krijimin politik dhe financiar të Ekuadorit.

pedro briones ekuador

Sondazh

Poll