Bota

Raketat ruse shënjestrojnë perëndimin e Ukrainës/ Plagosen disa persona, shkatërrohen qindra banesa

Kryebashkiaku i Lviv Andri Sadoviy tha se më shumë se njëqind apartamente u dëmtuan dhe një kopsht fëmijësh u shkatërrua, por nuk pati viktima. 

15 Gusht 2023, 07:50 Nga a.l
Raketat ruse shënjestrojnë perëndimin e Ukrainës/ Plagosen
Lufta në Ukrainë

UKRAINË-  Rusia ka sulmuar me raketa rajonin perëndimor të Lvivit të Ukrainës.  Maksym Kozytskyi, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, tha se fragmentet e raketave ranë në ndërtesa banimi dhe një supermarket.

Kryebashkiaku i Lviv Andri Sadoviy tha se më shumë se njëqind apartamente u dëmtuan dhe një kopsht fëmijësh u shkatërrua, por nuk pati viktima. 

Të paktën katër persona po marrin ndihmë mjekësore.  Nuk ka pasur raportime për vdekje. Raportohet gjithashtu se janë dëmtuar disa shtëpi në fshatrat Stavchany dhe Sukhovolia. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll