Bota

Drejtësia nuk i ndahet Trump, akuzohet se tentoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve në Georgia

Masat e sigurisë janë shtuar në Bashkinë e Fultonit në Xhorxhia, para ngritjes së një aktakuze të katërt të mundshme kundër ish Presidentit Donald Trump, shkruan Reuters.

15 Gusht 2023, 07:36 Nga a.l
Drejtësia nuk i ndahet Trump, akuzohet se tentoi të përmbyste
Donald Trump

SHBA- Një prokurore në Xhorxhia pritet që këtë javë të paraqesë para një jurie të madhe, rastin e saj kundër ish Presidentit Donald Trump. Megjithë masat e rrepta të sigurisë, disa zyrtarë shprehen të shqetësuar se një akuzë e katërt e mundshme kundër zotit Trump për ndërhyrje në zgjedhje, mund të pasohet me dhunë.

Masat e sigurisë janë shtuar në Bashkinë e Fultonit në Xhorxhia, para ngritjes së një aktakuze të katërt të mundshme kundër ish Presidentit Donald Trump, shkruan Reuters.

Gjatë kësaj jave, prokurorja Fani Willis pritet të paraqesë argumentet e saj para një jurie të madhe. Hetimet janë përqëndruar në dyshimet se zoti Trump ka ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektoralë të shtetit të Xhorxhias, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe se është përfshirë në komplot për të përdorur elektorë të rremë.

Ish presidenti e quan hetimin kundër tij një gjueti shtrigash. Zyrtari kryesor zgjedhor në Xhorxhia, Gabriel Sterling, i cili ndihmoi në rinumërimin e votave në zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet, pritet të jetë një prej dëshmitarëve në këtë rast.

Nëse ish presidenti paditet në Xhorxhia, votuesit duhet të vlerësojnë me kujdes premtimet e zotit Trump si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, thotë kandidati tjetër republikan për president, Chris Christie, në rrjetin ABC.

donald trump

Sondazh

Poll