Aktualitet

Aksident në aksin Kuçovë-Kozare/Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferi 33-vjeçar

Dyshohet se burim aksidenti ka qenë shpejtësia, por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.

14 Gusht 2023, 21:24 Nga m.s
Aksident në aksin Kuçovë-Kozare/Automjeti del nga rruga dhe
foto nga aksidenti

Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kuçovë-Kozare. Raportohet se një mjet është përmbysur në mes të rrugës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 33-vjeçar me inicialet A.H., i cili është transportuar në spital.

Mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, dhe i riu më pas ka humbur kontrollin në një kthesë dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen. Dyshohet se burim aksidenti ka qenë shpejtësia, por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.

 

 

aksident kuçovë-kozare

Sondazh

Poll