Aktualitet

Mamurras/ Familja e kishte shpallur të humbur, gruaja gjendet e vdekur në kanalin pranë shtëpisë

Nga kqyrja e trupit të 82-vjeçares me inicialet G.L., nuk janë konstatuar shenja dhune.

14 Gusht 2023, 16:41 Nga m.s
Mamurras/ Familja e kishte shpallur të humbur, gruaja gjendet e vdekur
foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mamurras, ku një grua 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një kanal pranë shtëpisë së saj. Nga kqyrja e trupit të 82-vjeçares me inicialet G.L., nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kanal, ku dhe ka humbur jetën. E moshuara ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj në 11 gusht. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras, është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

mamurras gjendet ne kanal

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2023, 14:01 Dosja.al

Mos humbisni Vajzë Fest 2023!

SELENICË- Një veprimtari mjaft interesante që Shoqata e fshatit Vajzë, nën kujdesin e Bashkisë së Selenicës dhe të...