Aktualitet

Kryebashkiaku i Athinës nga Himara: S’mund të jesh pjesë e Europës duke shkelur shtetin e së drejtës, Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë

Ai theksoi se demokracia nuk burgoset, dhe se Himara ka një kryebashkiak

14 Gusht 2023, 20:05 Nga m.s
Kryebashkiaku i Athinës nga Himara: S’mund të jesh pjesë e
Kostas Bakoyannis

Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, mori pjesë në tubimin e zhvilluar në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, ku theksoi se paraburgimi i tij shkel shtetin e së drejtës. Në fjalën e tij ai theksoi se demokracia nuk burgoset, dhe se Himara ka një kryebashkiak. Po sipas tij, Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë.

“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak, e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij, sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen Europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

Tubimi u organizua nga “Omonia” në Pedonalen Qendrore të Himarës.

kostas bakoyannis fredi beleri proteste

Sondazh

Poll