Aktualitet

Testimi për Mjekësinë/Maturantët: Provim mesatar, s’kemi vendosur për të firmosur kontratën me shtetin! Prindërit: Kushti është abuzim

Nga 1813 maturantë që kanë aplikuar, do të përzgjidhen rreth 400 fitues. Ndërkohë që janë edhe kuotat për studentë nga diaspora, duke e çuar numrin e pranimeve në 464.

14 Gusht 2023, 15:15 Nga m.s
Testimi për Mjekësinë/Maturantët: Provim mesatar,
foto ilustruese

Maturantët që duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, nisën sot provimin e informatizuar. Datat e provimit të informatizuar u publikuan ditën e premte, datë 11 gusht, ku u njoftua se provimet nisin me datë 14 gusht, ditën e hënë.

Testi i zhvilluar në kompjuter përbëhej nga 50 pyetje në Biologji, Kimi dhe Fizikë ndërsa pikët i morën menjëherë. Studentët kanë deklaruar se provimi ishte mesatar, por nuk munguan ankesat për gabime në vlerësim.

Punësimi i detyruar për 5 vite pas studimit ose pagesa e tarifës vijojnë ta shikojnë me shqetësim. Nga ana tjetër, për prindërit kushti është abuzim.

Nga 1813 maturantë që kanë aplikuar, do të përzgjidhen rreth 400 fitues. Ndërkohë që janë edhe kuotat për studentë nga diaspora, duke e çuar numrin e pranimeve në 464.

studentet provim mjekesi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2023, 14:01 Dosja.al

Mos humbisni Vajzë Fest 2023!

SELENICË- Një veprimtari mjaft interesante që Shoqata e fshatit Vajzë, nën kujdesin e Bashkisë së Selenicës dhe të...