Bota

Në qelitë ruse për spiunazh/ Ambasadori amerikan viziton gazetarin Evan Gershkovic: Pavarësisht rrethanave, ai vazhdon të jetë i fortë

Gershkovich, 32 vjeç është gazetari i parë për një gazetë amerikane që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë dhe mund të përballet me deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor. 

14 Gusht 2023, 21:04 Nga a.l
Në qelitë ruse për spiunazh/ Ambasadori amerikan viziton
Evan Gershkovic

RUSI-  Ambasadori amerikan në Rusi ka vizituar sot në qelinë e burgut gazetarin e arrestuar të Wall Street Journal Evan Gershkovich. Ishte takimi i tretë i Lynne Tracy me gazetarin që nga arrestimi i tij në mars për akuzat për spiunazh që ai mohon, raporton Sky News.

"Ambasadorja Trejsi raportoi se Evan vazhdon të shfaqet me shëndet të mirë dhe mbetet i fortë, pavarësisht rrethanave," citoi Wall Street Journal të thoshte ambasada e SHBA në Moskë. 

Gershkovich, 32 vjeç është gazetari i parë për një gazetë amerikane që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë dhe mund të përballet me deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor.  Ai akuzohet nga shërbimi rus i sigurisë FSB për mbledhjen e sekreteve ushtarake.

evan gershkovic

Sondazh

Poll