Bota

Ministri gjerman i financave në një vizitë 'surprizë' në Kiev: Qëndrojmë krah për krah me Ukrainën!

Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, Gjermania i ka dhënë Ukrainës rreth 22 miliardë euro (24 miliardë dollarë) në ndihmë humanitare, financiare dhe ushtarake. 

14 Gusht 2023, 18:55 Nga a.l
Ministri gjerman i financave në një vizitë
Christian Lindner

UKRAINË-  Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Ukrainë, e para që nga fillimi i luftës. Lindner tha se do të zhvillonte bisedime konkrete me zyrtarët ukrainas për mbështetjen në të ardhme të vendit nga ministria gjermane e financave, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne qëndrojmë krah Ukrainës, krah për krah”, u tha Lindner gazetarëve pasi mbërriti në Kiev me tren.

Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, Gjermania i ka dhënë Ukrainës rreth 22 miliardë euro (24 miliardë dollarë) në ndihmë humanitare, financiare dhe ushtarake. 

christian lindner

Sondazh

Poll