Bota

Një bakter i rrezikshëm në anijen 'Bibby Stockholm'/ Sekretari britanik i Shëndetësisë 'fsheh' rastin, urdhëron kthimin e emigrantëve në ‘burgun lundrues’

Sipas Zyrës së Brendshme, asnjë nga emigrantët në anije nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes.  Azilkërkuesit u hoqën nga anija të premten pasi bakteri Legionella u gjet në sistemin e ujit të anijes.

14 Gusht 2023, 19:25 Nga a.l
Një bakter i rrezikshëm në anijen 'Bibby Stockholm'/
Steve Barclay

BRITANI E MADHE- Sekretari britanik i Shëndetësisë, Steve Braclay shprehet se azilkërkuesit duhet të kthehen sërish në anijen 'Bibby Stockholm', pavarësisht se atje është zbuluar një bakter i rrezikshëm që shkakton infeksion vdekjeprurës. Bakteret Legionella mund të shkaktojnë një infeksion potencialisht vdekjeprurës të mushkërive të njohur si sëmundja e Legjionarëve. Ai përhapet tek njerëzit përmes lagështirës. 

Sipas Zyrës së Brendshme, asnjë nga emigrantët në anije nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes.  Azilkërkuesit u hoqën nga anija të premten pasi bakteri Legionella u gjet në sistemin e ujit të anijes.

Këshilli i Dorset ka thënë se kontraktorët e Home Office u njoftuan për rezultatet të hënën e kaluar - katër ditë përpara se njerëzit të largoheshin nga anija.  Këshilli pretendonte se një anëtar i stafit të Home Office u informua për bakterin të martën.

Megjithatë, një burim qeveritar tha për Sky News se nuk kishte asnjë regjistrim të kësaj bisede dhe pretendoi se Home Office mori një njoftim me shkrim për Legionella të mërkurën në mbrëmje.

emigrantet ne britani steve barclay

Sondazh

Poll