Bota

Kërkesë e BE-së për të ulur tensionet/ Kryetari i Zubin Potokut: Nuk shoh kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri

Zeqiri tha se shkarkimi nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk është zgjidhje adekuate.

14 Gusht 2023, 19:10 Nga a.l
Kërkesë e BE-së për të ulur tensionet/ Kryetari i Zubin
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Prej disa muajsh, në Kosovë po diskutohen zgjedhjet e reja në katër komunat në veri të vendit, një nga kërkesat e BE-së për të ulur tensionet. Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai ka thënë se nuk sheh parakushte dhe as kushte që ato të ndodhin.

“Mirëpo, në pyetje se a më mirë është shkarkimi apo dorëheqja vullnetare?. Unë kam deklaruar se më mirë do të ishtë dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike, Qeveri-Partia Demokratike”, tha Zeqiri në Klan Kosova.

Zeqiri tha se shkarkimi nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk është zgjidhje adekuate.

izmir zeqiri

Sondazh

Poll