Bota

Jordania rrëzon dronin e ngarkuar me drogë nga Siria

Meta kristal iu dorëzua autoriteteve kompetente. 

14 Gusht 2023, 18:04 Nga a.l
Jordania rrëzon dronin e ngarkuar me drogë nga Siria
Foto ilustruese

JORDANI-  Ushtria jordaneze njofton se ka rrëzuar një dron nga Siria që mbante met kristal.

"Droni u mor nën kontroll dhe u rrëzua", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Petra, duke cituar një burim brenda forcave të armatosura jordaneze.

Meta kristal iu dorëzua autoriteteve kompetente. Ushtria jordaneze njoftoi në qershor se kishte rrëzuar tre dronë që përpiqeshin të kalonin nga Siria në Jordani, njëra prej të cilave ishte e ngarkuar me armë, shkruajnë mediat e huaja.

jordani

Sondazh

Poll