Bota

MASAKËR me armë zjarri në faltoren në Iran, vritet 1 person, plagosen 7 të tjerë

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA deklaroi se sulmuesi kishte hapur zjarr ndaj njerëzve pasi u përball me rojet e sigurisë në portat e faltores. 

13 Gusht 2023, 22:10 Nga a.l
MASAKËR me armë zjarri në faltoren në Iran, vritet 1 person,
Faltorja në Iran

IRAN- Një sulm me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në një faltore në Iran. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në faltoren Shan Cheragh që ndodhet në qendër të qytetit të Shirazit. Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA deklaroi se sulmuesi kishte hapur zjarr ndaj njerëzve pasi u përball me rojet e sigurisë në portat e faltores. 

sulm ne iran

Sondazh

Poll