Bota

Zgjedhjet presidenciale 2024/ Republikani 'sulmon' Trump: Po kandidon për t'i shpëtuar burgut

Will Hurd gjatë një interviste televizive qortoi ashpër sjelljen e Trump, duke u shprehur se besimi në sistemin zgjedhor ka rënë. 

13 Gusht 2023, 21:57 Nga a.l
Zgjedhjet presidenciale 2024/ Republikani  'sulmon' Trump: Po kandidon
ëill Hurd

SHBA- Ish-kongresmeni republikan për Teksasin, Will Hurd shprehet se arsyeja se Donald Trump po kandidon për zgjedhjet e vitit 2024 është që t'i shpëtojë çështjeve gjyqësore dhe burgut. 

Donald Trump kandidon për zgjedhjet në vitin 2024 “sepse ai po përpiqet të qëndrojë jashtë burgut”, kështu u shpreh një nga rivalët e tij për nominimin republikan të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa problemet ligjore vazhdojnë të rrethojnë ish-presidentin, shkruan The Guardian.

Will Hurd gjatë një interviste televizive qortoi ashpër sjelljen e Trump, duke u shprehur se besimi në sistemin zgjedhor ka rënë. 

“Për mua, është një tregues se sa i brishtë është sistemi ynë zgjedhor dhe sesi përpjekjet e Donald Trump po na bënin të rrisnim mungesën e besimit në sistemet tona”, theksoi ai. 

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili po rikandidon për këtë pozitë, e quajti “sajesë” padinë e fundit kundër tij, gjatë një tubimi me mbështetësit në Kolumbia të Karolinës së Jugut. Javën e kaluar ai u paraqit në gjykatë për akuzat për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020, që ai i humbi.

will hurd

Sondazh

Poll