Aktualitet

EMRI/ Kapet i rrezikshmi në Vlorë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në 2017 ka vrarë një person

Hasim Musaraj (Murataj) ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

13 Gusht 2023, 13:10 Nga m.s
EMRI/ Kapet i rrezikshmi në Vlorë i shpallur në kërkim
operacioni ne Vlore

VLORE- Hasim Musaraj (Murataj) 29-vjeç, është vënë në pranga, ndërsa kërkohej nga autoritetet e Italisë për vrasje me armë zjarri. Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Red Fox”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i ftohtë” kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi Hasim Musaraj (Murataj)

Policia ka ndërhyrë menjëherë, dhe si rezultat i veprimeve profesionale, është neutralizuar dhe vënë në pranga 29-vjeçari, banues në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. F.

Njoftimi nga policia 

Vlorë/Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.

Operacioni policor i koduar “Red Fox”, u zhvillua nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Lokalizohet si rezultat i inteligjencës informative, kapet dhe vihet në pranga, 29-vjeçari i kërkuar nga autoritetet e Italisë, për vrasje me armë zjarri.

Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar nga Italia, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Red Fox”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi  H. M. (M.). Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe si rezultat i veprimeve profesionale, është neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasi H. M. (M.), 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Sh. F. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

hasim musaraj (murataj) vlore

Sondazh

Poll