Bota

'Kosova e paaftë për t'u sjellë në mënyrë evropiane'/ Eurodeputeti gjerman 'revoltohet' me zëdhënësin e BE-së: Kjo është gjuhë skandaloze

12 Gusht 2023, 18:57 Nga a.l
'Kosova e paaftë për t'u sjellë në
Reinhard Butikofer dhe Peter Stano

KOSOVË- Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se Kosova ishte e paaftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane për depëshkallëzimin e tensioneve në veri. Eurodeputeti gjerman ka vijuar me kritika ndaj zëdhënësit të BE-së, duke thënë se gjuha që po përdor Stano përbën skandal në vete.

“Kosova, thotë ai [Stano], ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, shkroi Butikofer në një postim në platformën X, duke përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

Butikofer më herët reagoi ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me masat ndaj Kosovës, duke e akuzuar Borrellin, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë në raport me Kosovën.

reinhard butikofer peter stano

Sondazh

Poll