Bota

Alarmi për bombë në Kullën Eiffel/ Njoftimi i autoriteteve: Ishte i rremë! Mos krijoni PANIK

Tre katet e Kullës Eiffel dhe sheshi përballë saj u evakuuan pas mesazhit që njoftonte praninë e një bombe brenda monumentit në qendër të kryeqytetit francez.

12 Gusht 2023, 18:45 Nga a.l
Alarmi për bombë në Kullën Eiffel/ Njoftimi i autoriteteve:
Kulla Eiffel

PARIS- Autoritetet në Paris kanë njoftuar se alarmi për bombë në kryeqytet në Kullën Eiffel ishte i rremë dhe se nuk ka vend për shqetësim, pasi zona është kontrolluar, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ishte një alarm i rremë, njerëzit mund të kthehen të vizitojnë kullën”, thanë autoritetet.

Tre katet e Kullës Eiffel dhe sheshi përballë saj u evakuuan pas mesazhit që njoftonte praninë e një bombe brenda monumentit në qendër të kryeqytetit francez.

Në vitin 2019, monumenti u evakuua dhe u mbyll pasi një burrë u pa duke u ngjitur lart. Pothuajse shtatë milionë njerëz vizitojnë atraksionin turistik të Parisit çdo vit.

alarm per bombe ne paris

Sondazh

Poll