Bota

Masakër mjedisore në Kanada, zjarret shkrumbojnë mbi 13 milionë hektarë pyje

Michael Norton, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Veriore të Pyjeve të Ministrisë Kanadeze të Burimeve Natyrore, theksoi se sezoni i zjarreve vazhdon.

12 Gusht 2023, 16:41 Nga a.l
Masakër mjedisore në Kanada, zjarret shkrumbojnë mbi 13
Kanada

KANADA- Rreth 13.4 milionë hektarë tokë janë djegur në Kanada deri më tani. Sipërfaqja e djegur është e barabartë me 19 milionë e 142 mijë e 857 fusha futbolli, shkruajnë mediat e huaja. 

Michael Norton, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Veriore të Pyjeve të Ministrisë Kanadeze të Burimeve Natyrore, theksoi se sezoni i zjarreve vazhdon. Norton paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të zjarreve në javët e ardhshme.

Autoritetet deklaruan se më shumë se 167,000 njerëz në vend u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve.

zjarr ne kanada

Sondazh

Poll