Bota

Vrasja e kandidatit presidencial në Ekuador, Papa Françesku dënon aktin, thirrje ekuadorianëve: Bëhuni bashkë për paqen

Papa i parë i Amerikës Latine i historisë dërgoi një telegram ngushëllimi pas vrasjes së Villavicencios në një tubim politik të mërkurën në kryeqytetin Quito.

12 Gusht 2023, 18:02 Nga a.l
Vrasja e kandidatit presidencial në Ekuador, Papa Françesku
Papa Françesku

ITALI-  Papa Françesku ka dënuar vrasjen e kandidatit presidencial ekuadoria Fernando Villavicencio dhe u bëri thirrje të gjithë ekuadorianëve që të punojnë së bashku për paqen.

Papa i parë i Amerikës Latine i historisë dërgoi një telegram ngushëllimi pas vrasjes së Villavicencios në një tubim politik të mërkurën në kryeqytetin Quito.

Papa, një jezuit argjentinas, i cili vizitoi Ekuadorin në vitin 2015 në një nga udhëtimet e para të pontifikatit të tij, tha se po lutej për familjen e Villavicencio dhe të gjithë popullin e Ekuadorit, shkruajnë mediat e huaja. 

Vrasja e një figure, vepra jetësore e së cilës ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ka përqendruar vëmendjen globale në valën e vdekjeve të dhunshme të Ekuadorit dhe cenueshmërinë e vendit ndaj kriminalitetit.

papa françesku

Sondazh

Poll