Politike

Pas Ramës, reagon Shkëlzen Berisha për ndërtimin e kullës 56-katëshe: 20%-shi vlen më shumë se balta! Fjalin e kam... unë

Shkëlzen Berisha shkruan se Rama nuk vendosi që ta anulonte lejen e ndërtimit me qëllim që të vazhdojnë "zërat" se kulla ëq do të ndërtohet, është në pronësi të tij.

11 Gusht 2023, 14:34 Nga k.m.
Pas Ramës, reagon Shkëlzen Berisha për ndërtimin e
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ka reaguar pas ‘çarçafit të gjatë’ të kryeministrit Edi Rama, duke dhënë sqarime lidhur me kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama nuk vendosi që ta anulonte lejen e ndërtimit me qëllim që të vazhdojnë "zërat" se kulla ëq do të ndërtohet, është në pronësi të tij.

REAGIMI I PLOTË:

Sepse 20%-shi vlen më shumë se balta!

Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!

Kjo për faktin e thjeshtë se, 20%-shi i radhës vlen më shumë se përbaltja e kundërshtarit! Por ne këtë rast nuk e hëngri krejt vetëm por la dhe për derdimenët e tij mediatike që vazhdojnë llomotitjet se fajin për skandalet që firmos Rama e ka …. Shkëlzeni!

shkëlzen berisha

Sondazh

Poll