Sport

Burnley identifikoi dhe ndaloi tifozin në stadium, që hodhi çakmakun ndaj Rico Lewis

Incidenti ka ndodhur në pjesën e parë në duelin ndaj Manchester Cityt

12 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Burnley identifikoi dhe ndaloi tifozin në stadium, që hodhi

ANGLI - Është një masë kaq drastike, sa e nevojshme. Gjatë pjesës së parë të duelit midis Burnley dhe Man. City , një tifoz i ‘clarets’ hodhi një çakmak në fushë, i cili goditi Rico Lewis në kokë.

Menjëherë përgjegjësit e klubit u kujdesën për ngjarjen, identifikuan tifozin që hodhi objektin, e hoqën nga stadiumi dhe e ndaluan... e gjithë kjo me lojën në zhvillim, siç raporton klubi përmes rrjeteve sociale.

"Ne jemi në dijeni të një incidenti që ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes, ku një objekt u hodh në drejtim të lojtarit të Manchester City, Rico Lewis. Kjo është e papranueshme. Personi përgjegjës është identifikuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes nga policia. Çdo individ që shpallet fajtor për hedhjen e sendeve brenda stadiumit do të ndalohet”, lexohet në publikimin e Burnley-t.

Më vonë, një tifoz u përpoq gjithashtu të zbriste në fushë, por u ndalua menjëherë nga rojet e sigurisë të pranishme në vend. Toni i kritikave nga ana e tifozëve të ndryshëm të skuadrës, tashmë po kumbon në rrjetet sociale, me keqardhje që debutimi në edicionin 2023/24 të Premierligës, po shënohet edhe nga këto episode të dënueshme. Në Angli, ka ende një dorë të rëndë për shkelësit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll