Sport

Trajneri italian i Brighton: “Ata mund të blejnë lojtarët tanë, por jo shpirtin tonë”...

"Unë tashmë e kam harruar Caicedo," ka deklaruar Roberto De Zerbi

12 Gusht 2023, 13:00 Nga DOSJA
Trajneri italian i Brighton: “Ata mund të blejnë lojtarët

ANGLI - Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet para fillimit të sezonit të Premier League. Specialisti 44-vjeçar italian la të kuptohet se nuk dëshiron të dëgjojë më shumë për mesfushorin Moises Caicedo. 

Ndërkombëtari i Ekuadorit është pothuajse i sigurt që do të largohet nga klubi, pasi “Pulëbardhat” pranuan një ofertë prej 111 milionë paundë nga Liverpool. Megjithatë, preferenca e Caicedos është kalimi te Chelsea dhe pret që “blutë” të arrijnë marrëveshje me Brighton për transferimin.

“E kam harruar tashmë Moisesin. Jam shumë krenar për lojtarët që kam në skuadrën time. Qëllimi ynë është të vazhdojmë të zhvillojmë. Klubet më të mëdha mund të blejnë lojtarët tanë, por nuk mund të blejnë shpirtin tonë”, tha De Zerbi.

“Ne ende nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm, por duhet ta plotësojmë skuadrën. Dua lojtarë që duan të jenë këtu dhe janë krenarë që luajnë për Brighton”, shtoi trajneri i “Pulëbardhave”.

De Zerby mori drejtimin e Brighton shtatorin e kaluar, pasi zëvendësoi Graham Potter. Tekniku italian ka bërë një sukses të mrekullueshëm në sezonin e tij debutues në futbollin anglez. Roberto De Zerbi ka vendosur Brighton në vendin e gjashtë në Premier League dhe skuadra do të marrë pjesë në Europa League në sezonin e ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll