Bota

E rëndë në Itali/ I bie nga duart teksa e ushqente me gji, 1 vjeçari përfundon në koma

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në provincën e Kremonës. I vogli i transportuar me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo është shtruar me prognozë të rezervuar dhe ndodhet në rrezik për jetën.

12 Gusht 2023, 16:07 Nga a.l
E rëndë në Itali/ I bie nga duart teksa e ushqente me gji, 1
Itali

ITALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Itali. Sipas mediave vendase, një foshnjë 18 muajshe ka rënë në koma, pasi nëna e ka rrëzuar aksidentalisht teksa e ushqente me gji. 

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në provincën e Kremonës. I vogli i transportuar me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo është shtruar me prognozë të rezervuar dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Sipas hetimeve të para, gruaja po ushqente me gji fëmijën e saj ulur në shkallët e shtëpisë kur fëmija u lëvizi papritur, duke rënë dhe goditur kokën në njërën nga shkallët.  

Karabinierët po hetojnë se çfarë ka ndodhur dhe pas alarmit të ngritur nga prindërit kanë mbledhur dëshmitë e tre personave që ndodheshin në shtëpi me nënën e fëmijës. 

itali

Sondazh

Poll