Aktualitet

VIDEO/ Policia spanjolle bastis kampin e shqiptarëve në Bilbao, shkatërrohet ëndrra për në Britaninë e Madhe

17 Tetor 2019, 19:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Policia spanjolle bastis kampin e shqiptarëve në Bilbao,

BILBAOPolicia kombëtare spanjolle në bashkpunim me autoritetet e portit të Bilbaos, kanë arritur të zbulojnë një kamp të ngritur nga shqiptarët në pjesën e brendëshme të portit, i cili nuk posedonte as kushtet më minimale të higjenës. Kampi përbëhej nga 19 çadra të ngritura, në të cilat jetonin rreth 34 shqiptarë.

Çadrat ishin ngritur në vende të fshehura të portit, në afërsi të pikave kufitare, pasi shqiptarët synonin të hypnin në mënyrë ilegale në kamionët dhe kontinjerët që udhëtonin nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 

Policia spanjolle deklaroi se shqiptarët e gjetur, jetonin në kushte çnjerëzore. Ajo arrestoi të paktën 4 persona, ku 3 prej tyre kishin urdhër dëbimi për tu kthyer në atdhe.

Kjo nuk është hera e parë që policia e spanjës ndesh kampe shqiptare të ngritura ilegalisht në portin e bilbaos, pasi vetëm këtë vit rreth 800 njerëz janë gjetur në të njëjtën situatë në port. Qëllimi i të tërë emigrantëve ilegalë, është kalimi përmes spanjës për në portin britanik të Portsmouth.

(Burimi: 20minutos)

E.C. Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bilbao kampi i shqiptareve ne spanje kampi shqiptar ne kushte cnjerezore kapen 34 shqiptare ilegale ne portin e bilbaos bilbao kampi i shqiptareve ne spanje kampi shqiptar ne kushte cnjerezore kapen 34 shqiptare ilegale ne portin e bilbaos

Sondazh

Poll