Aktualitet

Aplikimet për dokumentet biometrike, zyrat të hapura edhe të shtunën

Për të lehtësuar shërbimet për qytetarët që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht.

11 Gusht 2023, 20:35 Nga m.s
Aplikimet për dokumentet biometrike, zyrat të hapura edhe të
foto ilustruese

Për të lehtësuar shërbimet për qytetarët që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht. Si fillim blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.

Nëse aplikoni për herë të parë, plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit. Nëse dokumenti është rinovim, formulari nuk është i nevojshëm. Aplikimin për ID kartë e bëni në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Përmes ID përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat kemi marrëveshje.

 

karta pasaporta biometrike

Sondazh

Poll