Aktualitet

Detajet/ U grabit në Durrës, makina luksoze gjendet në Lezhë, autori në kërkim

Në momentin që ka parë policinë, drejtuesi i mjetit ka devijuar rrugën në tentativë për t’u larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur. Duke përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

11 Gusht 2023, 17:27 Nga m.s

Detajet/ U grabit në Durrës, makina luksoze gjendet në

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë.

Në momentin që ka parë policinë, drejtuesi i mjetit ka devijuar rrugën në tentativë për t’u larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur. Duke përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

durres lezhe

Sondazh

Poll