Art&Argëtim

Çmimet Emmy shtyhen për shkak të grevës së aktorëve dhe shkrimtarëve

Aktorët dhe skenaristët po kërkojnë pagesa më të mira dhe rregullim të përdorimit të inteligjencës artificiale në industrinë e filmit.

10 Gusht 2023, 22:28 Nga m.s
Çmimet Emmy shtyhen për shkak të grevës së
Ceremonia e çmimeve Emmy

Ceremonia e çmimeve Emmy është shtyrë për rreth katër muaj, njoftuan organizatorët të enjten, më 10 gusht. Vendimi vjen pas një greve të aktorëve dhe skenaristëve të Hollivudit, që kanë paralizuar industrinë për më shumë se 100 ditë.

Çmimet fillimisht ishin planifikuar për 18 shtator, por janë shtyrë për në mes të janarit 2024, njoftuan Fox dhe Akademia e Televizionit në një deklaratë të përbashkët.

“Ceremonia e 75-të e çmimeve Emmy do të transmetohet të hënën, më 15 janar 2024”, tha një përfaqësues i kanalit që transmeton drejtpërdrejt ceremoninë.

Ceremonia, "data më e rëndësishme" e transmetimit, u shty për herë të fundit në vitin 2001 për shkak të sulmeve të 11 shtatorit.

Deri tani nuk është gjetur asnjë kompromis mes sindikatës së skenaristëve, aktorëve dhe studiove kryesore. Aktorët dhe skenaristët po kërkojnë pagesa më të mira dhe rregullim të përdorimit të inteligjencës artificiale në industrinë e filmit.

ceremonia e çmimeve emmy skenariste aktore

Sondazh

Poll