Art&Argëtim

Një pikëpyetje rri pezull në hapësirë, çfarë është dhe pse shkencëtarët janë befasuar

Një zbulim i jashtëzakonshëm kozmik ka dalë nga thellësitë e hapësirës falë teleskopit hapësinor James Webb, duke i lënë shkencëtarët të habitur.

10 Gusht 2023, 21:43 Nga m.s
Një pikëpyetje rri pezull në hapësirë,
Yjet ne hapesire

Ngjyra e dallueshme e kuqe e objektit tregon se sido që të jetë, ka të ngjarë të jetë një distancë e konsiderueshme larg. Kjo pamje mund të shënojë edhe shikimin e parë të këtij objekti nga sytë e njeriut, shkruajnë mediat e huaja.

Një zbulim i jashtëzakonshëm kozmik ka dalë nga thellësitë e hapësirës falë teleskopit hapësinor James Webb, duke i lënë shkencëtarët të habitur.

Ekipi që operon teleskopin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, prezantoi një imazh të mërkurën që zbuloi një pamje të paprecedentë të dy yjeve të rinj në procesin e formimit, të vendosura rreth 1.470 vite dritë larg në yjësinë Vela.

Këta dy yje të shndritshëm, të quajtur Herbig-Haro 46/47, janë të rrethuar nga një disk materiali që siguron ushqim gjatë miliona viteve të rritjes së tyre.

Megjithatë, brenda pamjes madhështore të hapësirës së thellë, pikërisht poshtë këtyre yjeve, mori formë një objekt enigmatik - një pikëpyetje kolosale e kuqe që rri pezull në sfondin e hapësirës së natës. Natyra e këtij entiteti të veçantë mbetet e pakapshme.

"Është ndoshta një galaktikë e largët, ose ndoshta galaktika ndërvepruese. Ndërveprimet e tyre mund të kenë shkaktuar formën e shtrembëruar të pikëpyetjes”, ndanë me Space.com përfaqësuesit e Institutit Shkencës të Teleskopit Hapësinor në Baltimore, i cili mbikëqyr operacionet shkencore të teleskopit.

Ngjyra e dallueshme e kuqe e objektit, tregon se sido që të jetë, ka të ngjarë të jetë një distancë e konsiderueshme larg. Kjo pamje mund të shënojë edhe shikimin e parë të këtij objekti nga sytë e njeriut.

Teleskopi James Webb ka aftësi të jashtëzakonshme, duke e lejuar atë të regjistrojë objekte në distanca të mahnitshme. Imazhet e tij afër infra të kuqe me rezolucion të lartë, e lejojnë atë të shikojë në skajet më të largëta të universit, duke dalluar galaktikat 13.4 milionë vite dritë larg, entitete që ekzistonin vetëm 420 milionë vjet pas Big Bengut.

“Ndoshta është hera e parë që e shohim këtë objekt të veçantë”, konfirmojnë përfaqësuesit.

“Do të nevojiten hetime të mëtejshme për të konfirmuar identitetin e tij. Webb po zbulon shumë galaktika të reja, të largëta, kështu që një mori zbulimesh të reja shkencore janë përpara".

yjet teleskopi shkencetaret

Sondazh

Poll