Bota

TRAGJEDI në Francë/ Përfshihet nga flakët shtëpia e kujdesit, 11 të vdekur, evakuuohen 12 të tjerë

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e zjarrit dhe nëse ndërtesa i plotëson të gjitha standardet e kërkuara të sigurisë.

10 Gusht 2023, 16:23 Nga a.l

 

TRAGJEDI në Francë/ Përfshihet nga flakët shtëpia e
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

FRANCË- Një shtëpi kujdesi në Francë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar 11 viktima. Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në qytetin e Wintzenheim. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin 12 persona, ndërsa 11 të tjerë mbetën të bllokuar. 

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e zjarrit dhe nëse ndërtesa i plotëson të gjitha standardet e kërkuara të sigurisë. Sakaq, bëhet me dije se një nga të mbijetuarit ndodhet në gjendje të rëndë në spital, shkruajnë mediat e huaja. 

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne mbërriti në vendngjarje pasditen e së mërkurës. Ajo tha se donte të tregonte mbështetjen e qeverisë për familjet e viktimave dhe punonjësit e zjarrfikësve dhe shpëtimit në vendngjarje.

nathalie kilwasser

Sondazh

Poll