Politike

Qeveria rrit taksën e pronës/ Teliti: Fermerët e blegtorët do u duhet të paguajnë taksë edhe për stallat dhe kasollet e lopëve

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së së Rithemelimit, Dorian Teliti, është shprehur kundër vendimit për vendosjen e çmimit të referencës së pronës

10 Gusht 2023, 15:57 Nga m.s
Qeveria rrit taksën e pronës/ Teliti: Fermerët e blegtorët
Dorian Teliti

TIRANE- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së së Rithemelimit, Dorian Teliti, është shprehur kundër vendimit për vendosjen e çmimit të referencës së pronës. Në një prononcim për mediat, ai tha se mijëra familje shqiptare nuk kanë certifikata pronësie, edhe pse kanë prona. Për rrjedhojë, kjo do të hapë një kapitull të ri stresi për këto familje, kur atyre u duhet që të marrin certifikatën e një prone dhe për t’u shpjeguar se nuk duhet të paguajnë taksë për të, se nuk e kanë me letra.

Teliti kërkon të dijë se çfarë do të ndodhë me familjet e shpronësuara nga tërmeti. Me qindra janë në apartamente dhe shtëpi të cilat nuk janë pronë e tyre. Qeveria nuk ua ka dhënë certifikatat e pronësisë dhe ata janë të dëmtuar dy herë, pasi Kanë humbur shtëpitë dhe tani janë në banesa që nuk u përkasin. Pyetja që ai parashtron është nëse do të taksohen edhe ata.

Reagimi

Edi Rama ka firmosur, siç di dhe bën vetëm ai, fap-e –fap-e-fap, një mandat të re për familjet shqiptare. Një vendim qeverie në pikun e verës, kur vëmendja publike është më e ulët se kurrë, i marrë gjysmë fshehurazi dhe në mënyrë banditeske, pa dëgjesa, pa konsulta, pa e vrarë mendjen, do t’u kushtojë familjeve shqiptare pa dallim partie, krahine apo të ardhurash, 50 milionë euro në vit. Kjo, sepse çmimi i referencës së pronës është rritur me 50-75 përqind.

Partia Demokratike e dënon këtë akt poshtërsie qeveritare, që takson pa benefite dhe merr pa dhënë, duke e kthyer qeverinë, nga mbrojtëse e interesave të qytetarit, në taksidar pushtuesi të brendshëm.

A iu kujtohet shakaja e madhe me Këshillimin Kombëtar, ku Edi Rama pyeste shqiptarët për Ballkanin e Hapur, Surrelin e mbyllur, hashashin dhe ngrohjen globale, por jo për tema jetike për ta? Siç është përshembull rritja e referencës dhe taksës së pronës. Ai e dinte se kjo është një përgjigje që nuk mund të manipulohej, sic bëri me pyetjet e tjera. Këtë pyetje e la për t’ia bërë vetes në gusht dhe po vetë u përgjigj.

Prisni, se nuk keni parë gjë akoma.

Sot me VKM Rama ka rritur çmimin e referencës së pronës. Për vitin 2026 Edi Rama ka gati një ligj të ri, një shpatë të re Damokleu, që do ta lëshojë mbi kokat e shqiptarëve.

Ai planifikon që të fuqizojë një ligj të ri për taksën e pronës, që do ketë dy pasoja të tjera. Së pari, do të dyfishojë taksën e banesës nga 0.05 për qind në 0.1 për qind. Së dyti, do të rrisë llojet e pronave që taksohen, duke përfshirë ndërtesat për qëllime bujqësore dhe blegtorale. Fshatarit, fermerit dhe blegtorit shqiptar do t’i duhet të paguajë taksë edhe për stallat dhe kasollet e lopëve.

Kostoja financiare e taksës së re të katërfishuar të pronës, sepse është rritur si taksa vetë ashtu dhe çmimi i referencës, është vetëm njëra anë e medaljes.

Mijëra familje shqiptare nuk kanë certifikata pronësie, edhe pse kanë prona. Kjo do të hapë një kapitull të ri stresi për këto familje, të cilat do të përballen me taksidarët e qeverisë dy herë: për të marrë certifikatën e një prone dhe për t’u shpjeguar se nuk duhet të paguajnë taksë për të, se nuk e kanë me letra.

Po me familjet e shpronësuara nga tërmeti cfarë do të ndodhë? Qindra e qindra të tilla janë në apartamente dhe shtëpi të cilat nuk janë pronë e tyre. Qeveria nuk ua ka dhënë certifikatat e pronësisë dhe ata janë të dëmtuar dy herë. Kanë humbur shtëpitë dhe tani janë në banesa që nuk u përkasin. A do të taksohen edhe këta?

Këto vendime të Edi Ramës janë në vetvete një ftesë e qeverisë, një hapje dere që shqiptarët të ikin. Kjo masë është Pallati me Shigjeta në dalje të Shqipërisë që Rama pikturon për shqiptarët. Ai po na thotë: Ja ku e keni exit-in. Nuk ju duam, ikni! Me investitorët strategjikë, oligarkët dhe turistët nomadë, mund të jemi shumë më mirë se me ju.

taksa e prones dorian teliti

Sondazh

Poll