Bota

Pagat u jepen me vonesë, minatorët e 'Trepçës' hyjnë sërish në grevë

Mos dhënia e pagave në kohë ka detyruar minatorët në Mitrovicë që të largohen nga puna për disa muaj me radhë dhe të hynë në grevë. 

10 Gusht 2023, 15:44 Nga a.l
Pagat u jepen me vonesë, minatorët e 'Trepçës'
Ndërrmarja 'Trepça'

KOSOVË-  Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në grevë. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat e Kosovës, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ndër të tjera njoftoi se protesta ka nisur për shkak të mos dhënies së pagave të muajit korrik.

“Protesta ka nisë me ndërrimin e parë të minatorëve si rrjedhojë e mos realizimit të pagës për muajin korrik”, thotë Januzi për KosovaPress.

Mos dhënia e pagave në kohë ka detyruar minatorët në Mitrovicë që të largohen nga puna për disa muaj me radhë dhe të hynë në grevë.  Përveç çështjes se pagave, Januzi ka theksuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit, përmirësimi i kushteve të këqija në minierë, etj. 

minatoret e trepces ne greve

Sondazh

Poll