Bota

'Partnere' me Rusinë, SHBA njofton sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Sanksionet synojnë tetë individë dhe pesë entitete të cilët dyshohet se kanë financuar qeverinë bjelloruse.

10 Gusht 2023, 14:31 Nga a.l
'Partnere' me Rusinë, SHBA njofton sanksione të reja
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë në përvjetorin e tretë të zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020 në vendin evropian. Sanksionet synojnë tetë individë dhe pesë entitete të cilët dyshohet se kanë financuar qeverinë bjelloruse, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ky veprim synon disa entitete të përfshira në represionin e vazhdueshëm të shoqërisë civile të regjimit bjellorus, pjesëmarrjen në luftën e pajustifikuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe pasurimin e liderit represiv të regjimit bjellorus Alyaksandr Lukashenka”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.

Zyra e Agjencisë për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) shënjestroi tre ndërmarrje shtetërore (NSH), drejtorin dhe një filial të njërës prej NSH-ve, një agjenci të Qeverisë së Bjellorusisë (GoB) dhe katër punonjës të saj, tre individë që lehtësonin evazionin e sanksioneve në mbështetje të regjimit të Lukashenkës dhe një avion të identifikuar si pronë e bllokuar. 

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll