Bota

Varianti i ri i Covid-19 po përhapet në mbarë botën, reagon OBSH: EG.5 nuk përbën një kërcënim

10 Gusht 2023, 12:28 Nga f.i
Varianti i ri i Covid-19 po përhapet në mbarë botën, reagon
foto ilustruese

SHBA- Rreziku shëndetësor i EG.5, i cili lidhet me nënvariantin Omicron, gjykohet të jetë i ulët, por mund të shkaktojë një valë më të madhe infeksionesh, raporton The guardian.

Varianti, i njohur si EG.5 ose “Eris”, lidhet me një nënvariant të Omicron të njohur si XBB.1.9.2 dhe po përhapet globalisht, përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën dhe SHBA-në. OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë. Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik nga EG.5 vlerësohet si i ulët në nivel global.

“Ndoshta do të shkaktojë më shumë raste infektimesh dhe të gjitha problemeve që sjell kjo gjë, si më shumë shtrime në spital ose Covid të zgjaturpor nuk ka asnjë arsye për momentin që të mendohet se do të jetë më keq se valët e mëparshme të këtij viti,” tha Christina Pager, një profesoreshë në University College London.

obsh covid-19 eg.5

Sondazh

Poll