Bota

Kim Jong Un shkarkon gjeneralin e lartë, urdhëron ushtrinë koreano-veriore të 'ngrihen në luftë'

10 Gusht 2023, 09:14 Nga f.i
Kim Jong Un shkarkon gjeneralin e lartë, urdhëron ushtrinë
Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë në mes të një ndryshimi të udhëheqjes ushtarake të vendit dhe dëshiron që ushtria e tij të “ngrihet për luftë”, raporton CNN.

Gjenerali Pak Su Il u shkarkua si shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe në vend të tij u emërua Zëvendës Marshali Ri Yong Gil, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve. Gjithashtu të tjerë "oficerë komandues" u shkarkuan, u transferuan ose u emëruan gjatë një takimi të Komisionit Qendror Ushtarak.

Koreja e Veriut rinovon rregullisht udhëheqjen e saj ushtarake. Disa udhëheqës ushtarakë më vonë rishfaqen në pozicione të ndryshme, ndërsa të tjerë zhduken nga opinioni publik.

kore e veriut kim jong un

Sondazh

Poll