Bota

ME VIDEO- Joe Biden heq insektin nga gjoksi i gazetarit

Stephanie Abrams e Weather Channel e pyeti Biden nëse është i gatshëm të shpallë një emergjencë kombëtare për ndryshimet klimatike.

10 Gusht 2023, 09:11 Nga k.m.
ME VIDEO- Joe Biden heq insektin nga gjoksi i gazetarit
Joe Biden

SHBA- Joe Biden dha një intervistë për Weather Channel gjatë vizitës së tij në Grand Canyon të martën. Intervista u fokusua në ndryshimin e klimës dhe "motin ekstrem". Stephanie Abrams e Weather Channel e pyeti Biden nëse është i gatshëm të shpallë një emergjencë kombëtare për ndryshimet klimatike.

"Ne e kemi bërë tashmë këtë," tha Biden.

E teksa fliste, Joe Biden më pas vuri re se një insekt ishte në gjoksin e gazetares, ndaj dhe nuk nguroi t'ja hiqte.

"Ju keni një insekt mbi vete,"- tha Biden dhe menjëherë "ndërhyri".

ME VIDEO:

joe biden

Sondazh

Poll