Bota

Ngjarje e rëndë në Skënderaj! Autorët e maskuar hyjnë në lokal dhe qëllojnë për vdekje 39-vjeçarin, tre të plagosur

10 Gusht 2023, 09:29 Nga f.i
Ngjarje e rëndë në Skënderaj! Autorët e maskuar
foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur. Viktima N. L, 39 vjeç ka vdekur në vendngjarje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima , 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

te shtena ne kosove

Sondazh

Poll