Aktualitet

Larje hesapesh! DETAJE: Si u përfshi Andrea Kalemi në hetimet e vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.

10 Gusht 2023, 10:58 Nga f.i
Larje hesapesh! DETAJE: Si u përfshi Andrea Kalemi në hetimet e
Andera Kalemi, Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me 10 plumba ndaj Andrea Kalemit, i cili rezulton të jetë kushëriri i Aleksandër Sadikajt.

Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë dalë e kanë gjetur të gjakosur 51-vjeçarin.

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia. Mësohet se më 5 gusht i plagosuri kishte kaluar nga Kakavija bashkë me gruan dhe 3 fëmijët, ndërkohë që rezulton person me precedentë të theksuara penale.

Përfshirja e Andrea Kalemit në hetimin për vrasjet e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

Alekandër Sadikaj, ka qënë në qytetin e Sarandës dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të TEG. 

Dosja.al në 25 janar 2023 në zbardhjen e detajeve rreth dosjes hetimore të vrasjes së Edmond Papës në Selitë të Tiranës, ku veç të arrestuarit Albano Velo dhe Andre Bode, u përfshi një tjetër person, kushëriri i Sadikajt. Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria në janar të këtij viti rezultoi se Andrea Kalemi, kushëriri i Aleksandër Sadikaj, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andrew Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokale dhe kanë udhëtuar jashtë shtetit. 

Kalemi bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, pretendohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës (Blue Sky). Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.

Vetë Fatmir Sadikaj, babai i 27-vjeçarit ka treguar se djali i tij ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën dhe dy persona të tjerë. Shkak për konfliktitn, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin.

Gjashtë muaj më vonë nga vrasja e Sadikajt është vendosur ekzekutimi i Edmond Papës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në 16 dhjetor të vitit 2022, ku Papa u qëllua për vdekje në ambjentet e një lokali. Albano Velo dhe Andrew Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja.

plagoset andrea kalemi aleksandër sadikaj

Sondazh

Poll