Aktualitet

Arben Ahmetaj nga arratia kërkon pronat e sekuestruara, GJKKO lë në fuqi vendimin e SPAK-ut

Pasi aprovoi vendosjen e sekuestros preventive të katër apartamenteve dhe dy llogarive bankare, që dyshohet se i ka në pronësi Arben Ahmetaj.

10 Gusht 2023, 11:20 Nga k.m.
Arben Ahmetaj nga arratia kërkon pronat e sekuestruara, GJKKO lë
Arben Ahmetaj

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e ish zv. kryeministrit, Arben Ahmetajt për heqjen e sekuestros së apartamentit në Tiranë. Pasi aprovoi vendosjen e sekuestros preventive të katër apartamenteve dhe dy llogarive bankare, që dyshohet se i ka në pronësi Arben Ahmetaj. 

Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet. Aktualisht raportohet që të jetë jashtë territorit të Shqipëri, madje më konkretisht avokatët e tij pretendojnë se është në Britaninë e Madhe.

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll