Aktualitet

Ekskluzive/ AISM inteligjenca e ushtrisë shqiptare bashkë me policinë ushtarake të zhytur në probleme, asnjë i ndëshkuar

Madje njëri prej tyre e përdorte skuadrën operacionale në AISM për cështje të biznesit të tij privat. Ky zëvendës drejtor, do të largohej pas këmbënguljes së partnerëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

10 Gusht 2023, 11:13 Nga Dosja.al
Ekskluzive/ AISM inteligjenca e ushtrisë shqiptare bashkë me
Foto ilustruese

TIRANË- Brenda Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, mbjellja e kanabisit brenda repartit të Zall Herrit shihet si një dështim i AISM inteligjencës së ushtisë, bashkë me Policinë Ushtarake. Kjo lidhet me personat e zgjedhur ndërvite për tu punësuar në këto dy institucione në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në kushtet e anonimamit një oficer i lartë brenda shtabit të ushtrisë renditi një mori me probleme brenda AISM inteligjencës së ushtrisë dhe Policisë Ushtarake.

"Që prej vitit 2013 janë ndërruar 6 zëvendës drejtor të cilët kanë patur akses dhe tashmë dinë se kush janë bashkëpuntorët dhe burimet e informacionit në AISM. Kjo është tejet shqetsuese" tregon zyrtari ushtrisë shqiptare.

Madje njëri prej tyre e përdorte skuadrën operacionale në AISM për cështje të biznesit të tij privat. Ky zëvendës drejtor, do të largohej pas këmbënguljes së partnerëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Në një prej portaleve qeveritare ka mbërritur një denoncim nga një ushtarake. Ajo ngre akuza për ngacmim seksual ndaj ish vartësit të saj i cili, aktualisht është pjesë e inteligjencës në ushtri", tregon zyrtari ushtrisë në Shtabin e Përgjithshëm.

Sakaq një inspektor i AISM atashuar në repartin 4009 qendra riparimeve të teknikës, është fotografuar duke vjedhur nga magazinat e karburantit e furnizuar një benc ngjyrë vishnje nën pronsinë e tij. Po ashtu L.Z një tjetër zyrtar aktual në AISM e kishte foton në databasin e policisë së shtetit publikuar nga hakerat e Iranit, duke lënë të kuptohet se ka qenë person me interes për policinë. I njëjti burim shpreh shqetësimin edhe për individë me probleme në Policinë Ushtarake. Major A.S ka mbajtur detyrën e shefit të krimeve në Policinë Ushtarake në shkelje të ligjit.

Duke u bazuar në ligj thuhet se duhet të kesh 10 vite pune në Policinë Ushtarake dhe te kesh graden Nën Kolonel për të mbajtur detyrën e shefit të krimeve. Majori A.S është nga të vetmit shefa krimesh që ka patur policia ushtarake dhe ka mbaruar fondin specifik dhe ka kërkuar rritje te tij.

Fondi specifik eshte rreth 20 % te buxhetiti të Policisë Ushtarake. Ish-nën.koloneli M.P u shkarkua nga detyra për shkak të shklejve dhe neglizhancave të shumta që kryente. Edhe pse në rezervë ai u emërua sërisht në krye të hetimit të krimeve të policisë ushtarke.

Oficeri i Shtatabit të Përgjithshëm tregon se policia ushtarake ka fond specifik të cilin deri më sot e kanë tërhequr vetëm shefat e krimeve. Ndërsa baza poshtë ska tërhequr asnjëherë fond specifik per veprimtari operative. Dyshoj thotë ai se fondi të jetë harxhuar me fatura fiktive.

kanabis ne zall herr

Sondazh

Poll