Aktualitet

Plagosja e Andrea Kalemit në Greqi! Dyshohet hakmarrje për vrasjen e Edmond Papës, në 2001 u akuzua për dy vrasje

Rrjedha e ujit nga diga që u shemb pjesërisht dje për shkak të motit të keq tashmë është nën kontroll.

10 Gusht 2023, 09:03 Nga k.m.
Plagosja e Andrea Kalemit në Greqi! Dyshohet hakmarrje për vrasjen e
Edmond Papa

Një 51-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi në detin Jon. I plagosuri quhet Andrea Kalemi, i cili dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu, ai është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë në vitin 2001. Sipas të dhënave të siguruara për Top Channel, Kalemi ka hyrë në datën 5 gusht në Greqi nga Kakavija, së bashku me gruan tre fëmijët.

Në vend ngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit. Policia ka emrin dhe identitetin e tij. Bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali.

Debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, ku autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi viktimën i cili mbeti i plagosur. 51-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës.

Policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes. Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit ose pas dëshmisë së të plagosurit.

edmond papa ekzekutohet edmond papa andrea kalemi

Sondazh

Poll