Bota

“Sanksionet do dëmtojnë Kosovën”, FMN ngre alarmin: Masat e BE-së pengesë për investime dhe zhvillim ekonomik

Ai theksoi se paqëndrueshmëria dhe tensionet e ngritura globale në Kosovën veriore mbeten rrezik.

10 Gusht 2023, 07:37 Nga f.i
“Sanksionet do dëmtojnë Kosovën”, FMN ngre alarmin:
foto ilustruese

KOSOVË- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka komentuar masat që Bashkimi Europian ka vënë ndaj Kosovës. FMN tha se mund të bëhen pengesë për investimet e huaja.

Gjatë vizitës së zhvilluar në Prishtinë nga data 31 korrik deri në 4 gusht të këtij viti, Fondit Monetar Ndërkomëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella tha se nëse masat e ndërmarra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës nuk hiqen, Prishtina Zyrtare pritet të përballet me pengesa të mëdha.

"Në veçanti, zhvillimet e fundit në katër komunat veriore çuan në masa të përkohshme dhe të kthyeshme nga disa donatorë dhe partnerë tradicionalë që kufizojnë bashkëpunimin e ri ekonomik dhe financiar. Ndërsa këto masa nuk pritet të ndikojnë në perspektivën nëse kthehen në afat të shkurtër, ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, nëse qëndrojnë për një kohë më të gjatë.”-tha Di Bella.

Ai theksoi se paqëndrueshmëria dhe tensionet e ngritura globale në Kosovën veriore mbeten rrezik.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll