Bota

Kërcënoi presidentin Joe Biden, FBI qëllon për vdekje burrin

Craig Deleeuw Robertson bëri postime kërcënuese dhe dyshohet se kishte bërë plane për të ndërmarrë veprime fizike kundër Biden dhe zyrtarëve të tjerë.

10 Gusht 2023, 07:07 Nga f.i
Kërcënoi presidentin Joe Biden, FBI qëllon për vdekje burrin
foto ilustruese

SHBA- Një burrë u qëllua për vdekje nga FBI të mërkurën gjatë një bastisjeje pasi dyshohet se kishte kërcënuar presidentin Joe Biden, raporton BBC.

Craig Deleeuw Robertson bëri postime kërcënuese dhe dyshohet se kishte bërë plane për të ndërmarrë veprime fizike kundër Biden dhe zyrtarëve të tjerë. Ngjarja ka ndodhur kur agjentët specialë lëshuan një urdhër arresti dhe kontrolli në një banesë në Utah.

Robertson postoi në internet të hënën se kishte dëgjuar se Presidenti Biden po vinte në Juta dhe se po planifikonte të gjente një kostum kamuflazhi dhe “të pastronte pluhurin nga snajperi M24”.

Një kërcënim thuhet se u postua në internet më 6 gusht, vetëm tre ditë para vizitës së Biden në këtë shtet dhe ditën e bastisjes që rezultoi në vdekjen e Robertson.

joe biden

Sondazh

Poll