Sport

Duket si e pabesueshme, por Interi i bën super-dhuratën portierit kuqezi, Etrit Berisha

Në mediat italiane është përfolur se drejtuesit e Sampdorias kanë piketuar portierin shqiptar në rast të largimit të Auderos. Tashmë ky i fundit do të jetë pjesë e Interit, duke i hapur kështu rrugën e transferimit Etrit Berishës.

9 Gusht 2023, 19:48 Nga DOSJA
Duket si e pabesueshme, por Interi i bën super-dhuratën portierit

ITALI - Interi ka zyrtarizuar transferimin e Zomerit, por është çështje kohe edhe prezantimi i portierit të dytë. Sipas raportimeve nga Di Marcio dhe Fabricio Romano, zikaltrit kanë siguruar marrëveshjen me Emil Auderon. Portieri i Sampdorias do të kalojë në Milano në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Ky transferim shërben si një asist për Etrir Berishën. Në mediat italiane është përfolur se drejtuesit e Sampdorias kanë piketuar portierin shqiptar në rast të largimit të Auderos.

Tashmë ky i fundit do të jetë pjesë e Interit, duke i hapur kështu rrugën e transferimit Etrit Berishës. Emil Audero, portieri i ri i Interit në marrëveshje huazimi me klauzolën e opsionit të blerjes. Ai do të jetë opsion rezervë për Yann Sommer, portierin e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2023, 14:46

Kepa, numri '1' i Bayer Munichut?!...

GJERMANI - Kepa Arrizabalaga mund të paketojë valixhet dhe të largohet nga Chelsea për te Bayern Munich. Ditët e fundit ësht&...