Aktualitet

Durrës/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet Dritan Memolla, tentoi ti ikte policisë

Gjatë tentativës për ti shpëtuar policisë, ai ka hedhur pistoletën. Rezulton se Dritan Memolla është arrestuar edhe më parë, pasi ka aksidentuar për vdekje dy persona.

9 Gusht 2023, 18:59 Nga m.s
Durrës/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet Dritan
foto ilustruese

DURRËS- Dritan Memolla është vënë në pranga nga blutë e Durrësit, pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Gjatë tentativës për ti shpëtuar policisë, ai ka hedhur pistoletën. Rezulton se ky shtetas është arrestuar edhe më parë, pasi ka aksidentuar për vdekje dy persona.

Më 8 nëntor 2020, duke drejtuar një makinë tip Audi aksidentoi 63-vjeçarin me inicialet H.B, i cili ndërroi jetë në vend.

Sipas policisë, Dritan Memolla është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.

 

durres dritan memolla

Sondazh

Poll