Aktualitet

Sherri në Vlorë! Autori i vrasjes sekser, DETAJE: I ati në Kadastër, e ëma në KLP, motra dhe xhaxhai në prokurori

Bashkëshorti i anëtares së KLP, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

9 Gusht 2023, 08:40 Nga f.i
Sherri në Vlorë! Autori i vrasjes sekser, DETAJE: I ati në
Rei Meta, Armand Meshua

VLORË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me familjen e autorit Rei Meta, ku pas një konflikti la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau. 

Meta përveçse djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta, edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë. Bashkëshorti i anëtares së KLP, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri, është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vajza e tyre, motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhanë P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërsa vetë autori i ngjarjes Rei Meta përveç sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

rei meta armand meshau

Sondazh

Poll