Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri pa leje me vete, arrestohet gardisti (EMRI)

Kristjan Gjini u ndalua në në orër e vona të mbrëmjes së kaluar.

9 Gusht 2023, 08:23 Nga f.i
Lëvizte me armë zjarri pa leje me vete, arrestohet gardisti (EMRI)
foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, ku i përfshirë është një punonjës i Gardës. Kristjan Gjini, 32 vjeç u ndalua në në orër e vona të mbrëmjes së kaluar.

Mësohet se 32-vjeçari është përjashtuar nga Garda e Republikës.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç.

Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.

Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.

 

kristjan gjini arrestohet 32-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll