Bota

Lufta/ SHBA jep dritën jeshile për të stërvitur pilotët ukrainas në F16!

Zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA , Sabrina Singh u shpreh se Danimarka dhe Holanda po udhëheqin trajnimin.

9 Gusht 2023, 08:51 Nga f.i
Lufta/ SHBA jep dritën jeshile për të stërvitur pilotët
foto ilustruese

UKRAINË- Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë dritën jeshile trajnimit të pilotëve ukrainas në avionët F16. Zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA , Sabrina Singh u shpreh se Danimarka dhe Holanda po udhëheqin trajnimin, shkruajnë mediat e huaja.

"Danimarka dhe Holanda po udhëheqin trajnimin. Ne kemi dhe presidenti ka dhënë dritën jeshile për të lejuar dhe mbështetur trajnimin. por nuk kam ndonjë përditësim të mëtejshëm për momentin pasi këta janë pilotë specifikë në trajnim”, -tha Singh.

Tetë pilotë ukrainas që flasin rrjedhshëm gjuhën angleze janë gati të fillojnë stërvitjen me avionët luftarakë sapo të hartohen planet formale të trajnimit nga aleatët evropianë dhe të miratohen nga Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër, 20 pilotë të tjerë me aftësi minimale të anglishtes janë në dispozicion për të filluar mësimin e gjuhës në MB brenda muajit. Gjithsej 32 pilotë ukrainas janë emëruar për të marrë pjesë ndoshta në programin e trajnimit, megjithatë aftësia e gjuhës angleze mbetet një pengesë e rëndësishme.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll