Bota

Rusia: Janë rrëzuar dy dronë ukrainas pranë Moskës

9 Gusht 2023, 07:56 Nga f.i
Rusia: Janë rrëzuar dy dronë ukrainas pranë Moskës
foto ilustruese

RUSI- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se gjatë natës janë rrëzuar dy dronë ukrainas afër Moskës. Një nga mjetet ajrore të paarmatosura u shkatërrua pranë një aeroporti të madh në jug të qytetit, ndërsa e dyta u kap në perëndim të kryeqytetit, raporton CNN .

“Kishte një tentativë fluturimi mbi qytet nga dy ‘dronë luftarakë’. Të dy u qëlluan nga mbrojtja jonë ajrore”, tha kryebashkiaku 

Sulmet me dronë në qytet janë shtuar muajt e fundit, me Volodymyr Zelenskyy që paralajmëroi në korrik se “lufta” po vinte në Rusi.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll