Bota

Stano konfirmon letrën e deputetëve evropianë e amerikanë për Borrellin: Ekuilibër ndaj Kosovës dhe Serbisë

Duke konfirmuar neutralitetin në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i BE-së thekson se institucionet e Brukselit e vlerësojnë angazhimin e palëve në dialog “në bazë të meritave të tyre individuale dhe raporteve para shteteve anëtare”.

9 Gusht 2023, 08:18 Nga f.i
Stano konfirmon letrën e deputetëve evropianë e amerikanë
Josep Borrell

SHBA- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka pranuar një letër nga dhjetëra përfaqësues politikë evropianë dhe amerikanë, të cilët kanë kërkuar nga Brukseli dhe Uashingtoni që të ndryshojnë qasjen e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë, ka konfirmuar zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, raporton RTKLive.

"Si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë korrespondencën që Përfaqësuesi i Lartë (Borrell) merr nga bashkëbisedues të ndryshëm. Nëse akterët përkatës i shkruajnë atij, ai përgjigjet përmes kanaleve përkatëse. Ne nuk bëjmë korrespondencë përmes mediave", tha Stano në një deklaratë për media.

Stano rikujton se politikën e jashtme të BE-së e bëjnë 27 shtete anëtare njëzëri dhe se ka bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.

Duke konfirmuar neutralitetin në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i BE-së thekson se institucionet e Brukselit e vlerësojnë angazhimin e palëve në dialog “në bazë të meritave të tyre individuale dhe raporteve para shteteve anëtare”.

"BE-ja u ka dërguar kërkesa të dyja palëve për të zgjidhur tensionet aktuale dhe për të mundësuar vazhdimin e procesit të normalizimit. Bashkimi Evropian po monitoron me kujdes nëse Serbia i përmbush kërkesat e saj dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mosrespektimit të këtyre kërkesave”, theksoi Stano.

josep borrell dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll